Vetëm 3-muajsh, por vogëlushi i Jona Spahiut vishet që tani me firma të shtrenjta

Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë në shtatorin e këtij viti me një djalë, i cili u quajt ‘Raiden’ dhe domethënia e emrit të bukuroshit ishte ‘Zoti i dritës dhe i vetëtimës’. Që prej momentit që vogëlushi erdhi në jetë, Jona nuk ka qëndruar dot pa postuar foto të tij.

Së fundmi Jona ka publikuar disa foto të Raidenit, i cili është veshur me një palë xhinse të errëta, bluzë të bardhë dhe të kuqe që i kombinon më së miri me atletet ‘Gucci’, që mban të veshura.

Pamja e bukuroshit të vogël kompletohet me një xhaketë të zezë, që e bën të duket si një zotëri të vërtetë. Nëse shfletoni fotot do kuptoni se Raiden duket një yll i vogël që tani, i veshur aq bukur ashtu siç vishet dhe mami Jona.

Share With:
Translate »
829 Views