Një muaj pas lindjes dhe nënë gjidhënëse, vaksinohet ministrja e Kosovës

Vetëm një muaj pas lindjes së vajzës ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është vaksinuar me vaksinën kundër Covid-19.

Ndonëse është gjidhënëse, Haxhiu nuk ka hezituar të imunizohet kundër koronavirusit.

“Sapo mora dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19. Është në duart tona ruajtja e shëndetit dhe shpëtimi i jetëve prandaj ftoj të gjithë qytetarët të vaksinohen!

Falënderime të përzemërta për punën e mirë të punëtorëve shëndetësor dhe vullnetarëve në qendrat e vaksinimit. Bashkë i’a dalim!”, ka shkruar Haxhiu në postimin e saj.

Share With:
Translate »
167 Views