Një nënë e kujdesshme si Cardi B, reperja nuk do që vajza e saj të rritet me dado

Pak ditë më parë reperja me famë botërore Cardi B, solli në jetë fëmijën e saj të parë të cilën e pagëzoi me emrin, Kulture Kiari Cephus.

Gjatë kësaj periudhe këngëtarja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë me fansat momentet që kalon me vogëlushen e saj.

Së fundmi nëpërmjet një videoje të publikuar në ‘Instagram’ ajo tregon se ka vendosur që të mos marrë dado për kujdesin e Kulture, pasi dëshiron të provojë vetë ndjesitë e të qenurit nënë.

“Nuk kam marrë një dado ende. Dua të mësoj se si të jem nënë. Dua ta shijoj çdo moment me vajzën, pasi shumë shpejt do t’i kthehem punës”, ka deklaruar ajo.

Share With:
Translate »
555 Views