Ledri sapo na tregoi që ka një marrëdhënie shumë të mirë me prindërit e ish-it

Ledri Vula është munduar të tregohet gjithmonë i rezervuar për jetën private dhe nuk flet shpesh për lidhjet e tij. Por mediat nuk e lenë rehat dhe arrijnë të zbulojnë gjithmonë diçka. Para pak vitesh është përfolur për një lidhje mes Ledrit dhe këngëtares Dua Lipa. Ledri postoi një kolazh fotosh me Duan dhe të gjithë e morën këtë si një konfirmim të lidhjes së tyre, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e pranoi këtë gjë.

Edhe pse kjo histori i përket të shkuarës, Ledri dhe Dua kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Por edhe më të mirë duket se Ledri e ka marrëdhënien me babain e Duas, Dukagjin Lipën por edhe me të ëmën e këngëtares, Anesa Lipën. Ledri ishte pjesë e festialit bamirës të organizuar nga Dukagjin Lipa dhe nga postimet e tij në Instagram arrijmë të kuptojmë që ata janë argëtuar shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Në Instastory ata kanë publikuar foto dhe video duke kërcyer të tre së bashku dhe duke u argëtuar në tingujt e muzikës.

Share With:
Translate »
761 Views