Një përrallë dimri, kjo mund të jetë vetëm ditëlindja e vajzës së Alketa Vejsiut | Video

Alketa Vejsiu ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar përsa i përket jetës private. Megjithatë disa gjëra i kemi mësuar edhe për të. Ajo është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Ndërsa përsa i përket jetës së saj publike, mjafton të përmendet emri dhe sukseset flasin vetë si në art ashtu edhe në biznes.

Nëse për të gjithë çiftet me stafin e saj organizativ të eventeve ajo i kthen dasmat në magji, për vajzën e saj Nicol, ka menduar ndryshe. E ka përgatitur të gjithë atmosferën në trajtën e një përralle dimri. Bardhësi në të gjithë elementët e dekorit duke e nisur nga qirinjtë, lulet e deri tek tollumbacet. Kjo mund të jetë vetëm ditëlindja e Nikit, vajzës së Alketës, një përrallë që po pret të ftuarit. Nëse jeni pak kuriozë për atmosferën, e gjeni në videon e mëposhtme. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
1505 Views