Valbona Mema: Artiola e pa shpirt, më ka prekur tek fëmijët

Këngëtaren e njohur Valbona Mema, nuk e kishim parë prej disa kohësh në një intervistë televizive. E teksa ishte e ftuar sot në “IN TV”, ajo ka folur më shumë për jetën dhe planet e saj. Por me sa duket këngëtarja kishte prej kohësh një shqetësim, të cilin vendosi ta ndajë me publikun. Ndonëse nuk e tregoi arsyen, këngëtarja tha se prej kohësh, Artjola Toska është “duke e luftuar”.

“Dua ta bëj publike. Nëse ajo ka diçka me mua duhet të ma thotë, por jo të ndërhyj në bukën e fëmijëve të mi. Artjola Toska është një këngëtare shumë e mirë, me një bagazh shumë të madh artistik, por kam frikë se nuk ka shpirt. Më ka ndërhyre aty nuk duroj, tek fëmijët.”, tha Valbona Mema.

Ajo vazhdojë më tej duke e ftuar këngëtaren e njohur edhe në një ballafaqim publik, ndërsa shtoi se ajo nuk kishte asgjë me të. “Unë nuk kamë asgjë me të. E kam konsideruar gjithmonë një mike të familjes, një këngëtare që mund t’i marr një mendim dhe t’i jap një mendim. Por nëse vazhdon kështu jam e detyruar ta ftoj në një debat publik. Bujrëm në një debat publik ta bëjë gjyqin populli, çfarë kam unë me ty çfarë ke ti me mua.”, u shpreh këngëtarja.

Share With:
Translate »
2348 Views