Një portret familjar kaq i plotë sa ai i Teuta Kurtit!

“Bashkëshorte dhe nënë e lumtur e engjëjve Aya dhe binjakëve Dar & Danah.” Ky është përshkrimi i parë që këngëtarja e njohur Teuta Kurti shkruan në profilin e saj në Isntagram. Dhe pas tij, edhe profesionin si këngëtare. Prej kohësh është më e tërhequr ndaj tregut muzikor, por Teuta po jeton periudhën e saj më të lumtur. Tashmë nënë e tre fëmijëve, vajzës Aya dhe binjakëve motër e vëlla Danah dhe Dar, këngëtarja e ka vendosur vëmendjen pikërisht te tre engjëjt e saj, të cilët i falin shumë dashuri jo vetëm dy prindërve, por edhe të gjithë miqve virtualë të tyre që vazhdimisht kanë kënaqësinë t’u bashkohen momenteve më emocionuese të vogëlushëve që kryesisht e ëma zgjedh t’i ndajë edhe me fansat në rrjetet sociale. Përveç fotove që Teuta poston vazhdimisht nga të vegjlit e saj, sot ka bërë bashkë të gjithë familjen. Jo vetëm ata të tre, por ka marrë edhe bashkëshortin, Dardan Luta, për një portret të vërtetë familjar. Aya, motra e madhe është e njohur për miqtë e Teutës, por edhe binjakët, të cilët pak ditë më parë kanë festuar 1-vjetorin e lindjes, në çdo foto të re zbulojnë se sa shumë rriten çdo ditë.

Share With:
Translate »
749 Views