Një rrëmujaxhi si Lian, djali i Vesa Lumës dhe Big Bastës
Si çdo fëmijë, edhe Lian nuk lë gjë pa prekur në shtëpi i shtyrë nga kurioziteti për të mësuar për çdo gjë që e rrethon. Në videon e mëposhtme, Lian shfaqet si një rrëmujaxhi i vërtetë duke luajtur me fshesën e korentit, duke goditur lavatriçen e të tjera sjellje aq sa mami Vesa shqetësohet se mos gjyshja e nxjerr nga shtëpia. Por mami Vesa me sa duket nuk e di se gjyshërit janë avokatët e nipërve! /Kids’ Time