Një studim tek shtatzënat, zbulon ekspozimin në rritje ndaj kimikateve nga plastika dhe pesticidet

Një studim kombëtar që përfshiu një grup shumë të larmishëm të grave shtatzëna mbi 12 vjet zbuloi ekspozimin në rritje ndaj kimikateve nga plastika dhe pesticidet që mund të jenë të dëmshme për zhvillimin.

Shumë nga kimikatet ndaj të cilave gratë qenë të ekspozuar ishin kimikate zëvendësuese: forma të reja kimikatesh që janë ndaluar ose hequr nga përdorimi, që mund të jenë po aq të dëmshme sa ato që zëvendësuan.

Studimi zbuloi gjithashtu se shumë gra ishin ekspozuar ndaj neonikotinoideve, një lloj pesticidi që është toksik për bletët.

Mes tjerash, studiuesit matën 103 kimikate, kryesisht nga pesticidet, plastika dhe kimikatet zëvendësuese për BPA dhe ftalatet, duke përdorur një metodë të re që kapte dhjetëra kimikate ose gjurmë kimike nga një mostër e vetme urine, shkruan MedicalxPress.

Më shumë se 80 për qind e kimikateve u gjetën në të paktën një nga gratë në studim dhe më shumë se një e treta e kimikateve u gjetën në shumicën e pjesëmarrësve.

Studimi zbuloi gjithashtu se disa nga këto kimikate ishin të pranishme në sasi më të larta se sa ishin parë në studimet e mëparshme.

“Kjo është hera e parë që ne kemi qenë në gjendje të masim sasinë e kimikateve në një grup kaq të madh dhe të larmishëm të grave shtatzëna – jo vetëm të identifikojmë kimikatet,” tha Dr. Tracey J. woodruff, prof. dhe drejtoreshë e Programit të Universitetit të Kalifornisë, San Francisko (UCSF).

“Gjetjet tona e bëjnë të qartë se numri dhe shtrirja e kimikateve tek gratë shtatzëna po rritet gjatë një kohe shumë të cenueshme të zhvillimit si për gruanë shtatzënë ashtu edhe për fetusin.”

Ekspozimi para lindjes ndaj kimikateve industriale mund të vijë nga ajri, ushqimi, uji, plastika dhe produkte të tjera industriale dhe të konsumit. Edhe pse këto kimikate mund të jenë të dëmshme për shtatzëninë dhe zhvillimin e fëmijës, pak nga këto kimikate monitorohen në mënyrë rutinore te njerëzit, përcjell Gazeta Shneta.

Studimi përfshiu 171 gra nga Kalifornia, Xhorxhia, Illinois, Nju Hampshire, Nju Jorku dhe Puerto Riko.

Share With:
Translate »
33 Views