Shkollat nisin më 12 Shtator, miratohet struktura e re për vitin 2022-2023

Miratohet struktura e re e vitit shkollor 2022-2023 në sistemin arsimor parauniversitar. Urdhri i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për arsimin profesional, vitin që vjen sjell edhe disa ndryshime.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një publikim në rrjete sociale bëri të ditur se për arsimin 9-vjeçar vjen një ndryshim në numrin e ditëve të pushimit pas periudhës së dytë mësimore.

Statusi i plotë:

Të dashur nxënës dhe mësues,

Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Në këto ditë nxënësit do të pushojnë, por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim.

Suksese të gjithëve!

Share With:
Translate »
21 Views