Takimi i parë me vjehrrën, Klea Huta tregon ndjesinë: Më pa si vajzën e saj

Artistja Klea Huta ka treguar ndjesinë e takimit të parë me vjehrrën e saj, nënën e këngëtarit Elgit Doda.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, Klea tregoi se që në momentin e parë, vjehrra e kishte parë si vajzën e saj, dhe të dyja kishin shumë të përbashkët.

Mashkulli e mban balancën e shëndetshme mes gruas dhe nënës. Unë jam një mrekulli. Kam marrëdhënie shumë të mirë me prindërit e Gitit. Ai i ndan shum mirë raportet dhe relatat. Unë me mamin e Elgitit jemi të dyja gaforrja. Shumë gjëra të ngjasme, ndjeshmëria, mirësia. Kur e kam takuar për herë të parë, më ka parë si vajzën e vet, kjo i sheshoi gjërat, i ngjiti menjëherë. Unë e kam trajtuar si mamanë, ajo si vajzën”, tregoi Klea Huta.

Share With:
Translate »
58 Views