NJë tjetër viktimë deti, mbytet 13-vjeçari në Velipojë

Një tjetër lajm i hidhur vjen nga bregdeti shqiptar këtë herë në Velipojë ku shumë pushues e kanë zgjedhur si destinacionin e tyre për këto pushime verore. Vetëm pak minuta më parë një tjetër viktimë është shënuar dhe bëhet fjalë për një fëmijë vetëm 13 vjeç me inicialet L.I. Ende nuk ka shumë informacion mbi çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja por më poshtë është shkëputur deklarata paraprake e policisë: Më datë 05.08.2017, rreth orës 14:30, në plazh Velipojë, kemi marrë njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë, një fëmije L. I, 13 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë. Ekipi mjeksor dhe Policia kanë mbritur menjëherë në vendngjarje, por fëmija ka ndërruar jetë. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share With:
Translate »
1156 Views