Një udhëzues për depresionin e zakonshëm pas lindjes, simptomat dhe kurimi

Në javën e parë kur nënat sjellin në jetë një fëmijë, ato përjetojnë një shumllojshmëri emocionësh të pakontrollueshme. Ato përballen me ndjesi si frikë, gëzim dhe lumturi. Gjithashtu përjeton dhe mërzi që më pas shkakton dhe depresion. Ndjenjat e trishtuese dhe periudhat e të qarave që ndjekin lindjen e fëmijës janë të njohura si “bluzat e foshnjës”.  Bluzat e foshnjave janë të zakonshme dhe tentojnë të ulen brenda një ose dy javësh. Këto ndryshime janë shpesh herë pasojë e çrregullimeve hormonale që sjell lindja. Femrat të cilat e përjetojnë keq lindjen dhe ky shqetësim vazhdon për javë me rradhë, janë më të predispozuara për tu prekur nga depresioni para lindjes. Gjë që ndikon më përshtatjen e nënës me rutinën e re.

Cilat janë simptomat e depresionit të lindjes

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, deri në 20 për qind e nënave të reja përjetojnë një ose më shumë simptoma të depresionit pas lindjes. Ngjashëm me llojet e tjera të depresionit, që mund të pëfshijë një numër simptomash:

  1. Ndiheni të këputur dhe në depsesion për një kohë të gjatë dhe vazhdimisht.
  2. Largimi i ndjeshëm nga familja dhe shoqëria.
  3. Humbje interesi për aktivitete fizike( apo mardhënie seksuale).
  4. Ndyshim në mënyrën e të ushqyerit dhe rutinës.
  5. Ndiheni e lodhur shumicën e ditës.
  6. Ndiheni e acaruar gjatë gjithë kohës.
  7. Përjetoni ndjesi agresioni dhe nervozizmi.
  8. Halucinacione të shpeshta.

Këto simptoma shfaqen menjëherë pas lindjes, por ndodh që mund të shfaqen pas një kohe të gjatë pasi  fëmija ka ardhur në jetë. Në qoftë se do ti hasni të tilla shenja, duhet patjetër të konsultoheni me dikë. Trajtimi në kohë i depresionit të lindjes sjell efekte shumë të mira. Duhet treguar shumë kujdes sepse në të tilla raste ky depsesion nxit tek nëna dëshirën për të dhunuar fëmijën.

Çfarë efektesh ka depresioni i lindjes?

Një numër faktorësh mund të çojnë në depresion pas lindjes si:

  1. Ndyshimet hormonale përgjatë shtatzanisë.
  2. Rënia financiare, pozicioni ne punë apo humbja e një njeriu të dashur.
  3. Rritja e një fëmije me nevoja të veçanta apo një foshnje e sëmurë.
  4. Të qënit pjesë e një familjeje me problem mendore.

 Si mund të kurohet ky lloj depresioni?

     Kur shihni që trupi juaj i shfaq të tilla simptoma mënyra më efikase është konsultimi më mjekun apo profesionintin e shëndetit mendor. Por nga ana tjetër ekziston dhe një mënyrë më e thjeshtë, nëpërmjet ndyshimit të mënyrës së jetesës. Duke filluar me:

  1. Ngopuni me gjumë.
  2. Gjeni gjithmonë kohë të ushtroheni.
  3. Qëndroni në ambjente ku rrethoheni me njerëz mbështetës dhe pozitiv.
  4. Ushqehuni rregullisht me ushqime të shëndetshme dhe te pasura me vitamina.
  5. Kërkoini të tjetëve të kujdesen për fëmijët tuaj, në mënyrë që të keni më shumë kohë për veten.

Përshtatja me rolin e ri mund të jetë tepër stresuese, pasi mësoni të balanconi kohën tuaj dhe kujdesin ndaj fëmijës. Kjo mund të jetë e vështirë dhe shumë e lodhshme. Nëse jeni një nënë e re dhe përjetoni ndjenja ankthi dhe depresioni, ka raste kur ndiheni fajtorë apo dhe të turpëruar. Është e rëndësishme të dini se depresioni pas lindjes nuk është faji juaj. Ky depresion i quajtur ndryshe Depresioni Postpartum është i trajtueshëm. Duke u konsultuar me profesionistin do të gjeni një zgidhje të drejtë që do të ndikojë shumë në gjendjen tuaj psikologjike të përditshme dhe pa përjashtuar dhe gjendjen e fëmijë suaj. /Kids’ Time – Përshtati: B. Lica

Share With:
Translate »
1349 Views