Një vit pa të birin, e ëma e Ergit thur vargje rrënqethëse

Si sot një vit më parë një aksident tragjik u mori jetën dy të rinjëve, këngëtarit Ergi Dini dhe shokut te tij Kejdi Halili, të dy 21 vjeçarë.
Dy të rinjtë po udhëtonin me një motor pranë urës së “Bllokut” në Bulevardin “Bajram Curri”, teksa drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit. Sot, nëna dhe motra e Ergit, Mimoza dhe Barbana Dini e kanë kujtuar përmes rrjeteve sociale, me vargje rrëqethëse.

PER TIM BIR

Mendja m’u thinj nga nata Shpirti m’u keput,ra nga vjeshta,

Krahet m’i shqeu shterngata dhe zerin ma mbyti heshtja.

Trupi m’u ça nga dhembja dhe dhembja uluriti prej mallit,

Zemra fluturoi nga brenda dhe mori fytyren e DJALIT. (Mimoza Dini)

Share With:
Translate »
730 Views