Njihuni me anën humane të Valbona Selimllarit
Valbona Selimllari, i pari miss shqiptar, vazhdon të mbetet ende e bukur jo vetëm fizikisht por edhe shpirtërisht. Ajo gjendet kudo ku ka nisma humanitare. Së fundi duket mjaft e angazhuar në fushatën e dhurimit të gjakut. Përveçse dhuron gjak rregullisht ajo bën thirrje vazhdimisht për sensibilizim dhe dhurimin e gjakut.
Ditën e sotme ajo ka ftuar të gjithë ndjekësit e saj të dhurojnë gjak në datën 13 prill, nga ora 11:00 – 19:00, pranë klinikës KEIT, për fëmijët që vuajnë nga talasemia. Bashkohuni dhe ju me zërin e saj dhe ndihmoni në shpëtimin e një jete!