Njihuni me adoleshentët që humbën jetën nga shpërthimi në Manchester

Familjet e mbërthyera nga paniku u janë kthyer mediave sociale në një përpjekje të dëshpëruar për të gjetur të dashurit e tyre, pasi 22 persona mbetën të vdekur dhe 59 u plagosën, pas shpërthimit në koncertin e Ariana Grande në “Manchester Arena”.

Një video e publikuar nga vendi i ngjarjes tregoi mijëra njerëz që vraponin mes lotëve, të mbuluar me gjak, pasi koncerti i Ariana Grande përfundoi në tragjedi mbrëmjen e së martës.

Bomba u hodh menjëherë pas përfundimit të koncertit, në kohën kur prindërit po largoheshin me fëmijët e tyre dhe prindërit e tjerë po vinin të merrnin fëmijët.

Tani zbulohet viktima e parë e sulmit terrorist të Mançesterit, e cila mbeti e vrarë bashku me 21 të tjerë, përfshirë fëmijë.

Georgina Callander, 18 vjeçe, vdiq pas një shpërthimi, ndërsa mijëra të rinj po largoheshin nga “Manchester Arena”.

Ajo kishte postuar një fotografi të saj duke u takuar me këngëtaren amerikane në të njëjtin vend dy vjet më parë, duke shkruar në të: “Takimi dhe përshëndetja ime, ajo ishte aq e dashur dhe e bukur, e përqafova aq shumë. Nuk do ta harroj kurrë këtë”.

Një shoqe e ngushtë tha për “Evening Standard” se adoleshentja vdiq në spital me nënën e saj përkrah.

Një vajzë e quajtur Olivia Campbell u raportua si e humbur nga një shoqe e ngushtë. Ajo tha se kishte veshur xhinse blu dhe çizme të zeza të gjata.

Shoqja e ngushtë e Lucy-t (lart, djathtas), e cila thuhet se është pjesërisht e shurdhër, tha se prindërit e vajzës ende nuk kishin kontaktur me të.

Një grua thotë se nuk mundte të kontaktonte me Martyn (fotografuar me veshjen që kishte në koncert) nga ora 5.30 dhe ishte e shqetësuar për sigurinë e tij.

Chloe dhe Liam thuhet se nuk u kthyen në shtëpi pas koncertit.

Courtney Boyle dhe njerku i saj Philip Tron nuk janë kontaktuar dot që pas shpërthimit.

Askush nuk ka mundur të kontaktojë dot me Kelly Breester (majtas) dhe Saffie Roussos pas shpërthimit.

Share With:
Translate »
1259 Views