Njihuni me bareshën 14-vjeçare që ka luftuar me dy ujqër për të shpëtuar qengjin

Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”  ka qenë Alesia Krasniqi 14 nga zona e Deçanit.

Ajo është shembulli më i mirë për të përdorur rrjetet sociale dhe për të shfaqur dhe treguar vlera. Në TikTokun e familjes së saj ajo nuk tregon vetëm momentet që ndan midis shkollës dhe fermës së saj duke u marrë me kafshët dhe tokën, por gjithashtu duke kënduar motive që lidhen ne kulturën shqiptare dhe atë kosovare.

Gjatë lidhjes direkte Alesia shfaqet e veshur me një kostum tradicional që i përket zonës së Deçanit dhe tregon se e ka trashëgimi nga gjyshi. Në çdo rast të veçantë ajo paraqitet me kostumin e saj tradicional, ashtu si dhe në rastin e sotëm.

Arjon MuçaE ti në fakt jo vetëm që këndon por je quajtur dhe baresha  apo jo?

Alesia Krasniqi: Unë nuk jam bareshë, njerëzit ma kanë lënë këtë fjalë edhe pse unë nuk iu8 them atyre asnjë gjë. Edhe pse jam bërë e njohur me këtë emër malësore e Deçanit Bareshë, kjo punë që bëj, unë thjesht ndihmoj prindërit e mi, ne i kemi delet si punë. Por arritjet e mia ose karriera ime do të jetë shkolla dhe muzika.

Arjon Muça: Nuk është një gjë normale ose e zakonte që të shohësh një vajzë 14-vjeçare e cila merret me fermën e prindërve ose luan me kafshët madje unë di nëse është i saktë si informacion që t’i ke qenë në një kullotë me kafshët e tua dhe je sulmuar dhe nga një ujk.

Alesia KrasniqiPo e vërtetë, jo me një ujk por me 2 ujq.

Arjon Muça: Na i trego pak këtë moment.

Alesia Krasniqi: Kam qenë në një livadh, ai livadh ka qenë i rrethuar me male edhe kamq enë vetëm 15 metra larg deleve. Unë e kam ngritur kokën lart edhe kam parë dy bishta, ata bishta domethënë kanë qenë të ujqërve. I kam parë dhe dhente që janë bashkuar edhe janë bërë tub, kanë hyrë në tub dhe ata, kam bërtitur, në ato momente qeni më kishte shkuar në shtëpi dhe nuk dija çfarë të bëja.

E ka kapur njëri ujk qengjin në fyt, e ka kapur, por fati i mirë që nuk e ka lënduar, njëri ujk ka ikur malit dhe tjetri vrapuar drejt edhe unë e kam ndjekur derisa është ndalur. Unë e ngrija qengjin ai e ngrinte andej derisa e kam ngritur shkopin lart, ai e ka lëshuar, ka ikur.

Erjona Rusi: Ti ke ndjekur ujkun nga pas?!

Arjon Muça: Ke dy luftuar me një ujk?

Alesia Krasniqi: Po, e vërtetë. E kam ndjekur nga pas, nuk doja t’ja lija qengjin.

Arjon Muça: A nuk pate frikë Alesia?

Alesia Krasaniqi: Po nuk dija unë, nuk kallëzova frikë aty, doja vetëm të shpëtoja qengjin.

Alesia ndër të tjera ka treguar se e ka pasion këngën dhe ka nisur të këndojë që në moshën 7 vjeç. Këtë talent ajo e shfaq në videot që hedh në rrjetin social TikTok, ku videot e saj kanë marrë edhe 1 milion shikime.

Share With:
Translate »
72 Views