Njihuni me benefitet që sjellin aktivitetet fizike në procesin e gjidhënies

Sipas studimit të botuar në “Nature Metabolism” tregoi se aktivitetet fizike gjatë shtatzënisë mund të sjellin benefite në procesin e gjidhënies.

Studimi përfshiu 150 gra shtatzëna duke përcjellur aktivitetet gjatë dhe pas shtatzënisë shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.

Gratë, të cilat kishin realizuar më shumë aktivitete fizike kishin një përmbajtje të lartë të oligosakarid 3-sialyllactose (3SL) që gjendet në qumështin e gjirit.

Në lidhje me 3SL, ka treguar dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila tutje ka rekomanduar që të paktën gjashtë muajt e parë të bebit ta ushqeni me qumësht gjiri.

OBSH thekson se qumështi i gjirit është ushqim ideal per bebet dhe përmban antitrupa që ndihmojnë në mbrojtjen e sëmundjeve të zakonshme të fëmijërisë.

Benefitet janë edhe te nënat, pasi gjidhënia zvogëlon shanset për kancerin e gjirit dhe vezoreve, tregon OBSH-ja.

Share With:
Translate »
24 Views