Njihuni me çiftin që birësoi 5 motra e vëllezër, krijojnë familjen gjigande

Dy prindër nga Teksasi kanë krijuar familjen e tyre me dhjetë pjestarë, pasi adoptuan pesë fëmijë.

Andi dhe Thomas Bonura janë përballur me disa probleme në ngjizjen e natyrshme, por gjithsesi ata arritën të bënin 3 fëmijë biologjikë. Çifti nuk u mjaftua me kaq dhe në vitin 2017 vendosën të birësonin një fëmijë tjetër, duke fituar kujdestarinë e një djali i cili kishte dhe katër motra më të mëdha që jetonin në shtëpi të ndryshme. Ata vendosën të birësojnë edhe 4 motrat e vëllezërit e tij.

“Ata ishin shumë të ëmbëla dhe kur vizitonin të vëllain na thanë: A mund të vijmë të jetojmë me ju?”, është shprehur Andi.

Kur prindërit biologjikë njoftuan se nuk kishin mundësi të rrisnin fëmijët, çifti nisi procedurat për të birësuar të gjithë fëmijët.

Andi është shprehur se procesi i birësimit është një ‘përvojë emocionale sfiduese’, por të kesh këta fëmijë në shtëpi që të sjellin lumturi, është përmbushje.

Share With:
Translate »
407 Views