Njihuni me “Djaloshin e Dimalit”

Në qytetin e Urës Vajgurore është vendosur skulptura e djaloshit të Dimalit dhe bëhet fjalë për kohët ilire.

“Djaloshi i Dimalit” është zbuluar në Qyteti antik të Dimalit që ndodhet në Urën Vajgurore dhe që ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjet historike të zhvilluara në Iliri, gjatë viteve 220-205 para erës së re. Punimet artistike në gur kanë një rëndësi të madhe për njohjen artit skulptural të Dimalit dhe atij Ilir. Një nga zbulimet më të bujshme që i takon kësaj periudhe është dhe Djaloshi Dimal.

Ka qënë vetë kryeministri Rama dhe kryetarja e bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj, që kanë përuruar këtë skulpturë, simbol i këtij qyteti.

“Jam shumë e emocionuar që si kryetare e Bashkisë së Urës Vajgurore dhe si banore të marr pjesë në përurimin e simbolit të qytetit tonë “Djaloshi i Dimalit”. Ju jeni dëshmitar i historisë 27 vjeçare të këtij qyteti, i cili ishte i harruar dhe nuk u vu dorë për vite me radhë. Vetëm në dy vitet e fundit, falë reformave dhe mbështetjes së qeverisë Rama tani kemi shkolla më të mira, kopshte, qendra shëndetësore dhe më shumë qendra rekreative. Më në fund sot ne po investojmë edhe në art”, tha kryebashkiakja Juliana Memaj.

\TCH\

Share With:
Translate »
1067 Views