Njihuni me familjen e bukur dhe të madhe të Redi Jupit

Të gjithë e njohim Redi Jupin, ish-futbollistin dhe trajnerin e të rinjve që prej 9 vjetësh është pjesë e programit “Procesi Sportiv” në Top Channel. Por pakkush e njeh familjen dhe bashkëshorten simpatike të Redit. Dje, ata të dy ishin të ftuar në “Pasdite në Top Channel” për të rrëfyer më shumë për historinë e dashurisë dhe familjen e lumtur me tre fëmijë.

Vivian, bashkëshortorja e Redit, është vajza e neurologut të njohur Mentor Petrela, por nuk zgjodhi mjekësinë për profesion si i ati. Ajo është pjesë e sektorit bankar dhe më e tërhequr nga ekrani – larg personazheve që duan të tërheqin vëmendjen nga fama e bashkëshortit. Por edhe Redi ka ditur mjaft mirë ta menaxhojë pjesën e “famës” me profilin e tij familjar dhe jashtë njohjes publike.
Takimi i parë i Redit dhe Vivianit ndodhi më shumë se 10 vjet më parë, ishte krejt rastësor. Ai, për herë të parë gjatë karrierës së tij si futbollist, bënte pushime në muajin gusht, ndërsa ajo, e ardhur me pushime nga studimet në Francë, nuk e kishte fare idenë që Redi Jupi ishte futbollist dhe i njohur në Tiranë: “Ka qenë rastësi fatlume, sepse Redi ishte akoma futbollist dhe në atë kohë kishte bërë një operacion në këmbë. Ishte një periudhë që nuk ishte në ritmin e atyre grumbullimeve që bëheshin për shkak të rikuperimit”, – kujton Vivian për njohjen me Redin. Ajo e njihte si personazh nga larg, nga mikesha të saj, por nuk i kishte kushtuar rëndësi: “Redin e kisha dëgjuar më tepër nga shoqe të miat, të cilat ma kishin prezantuar së largu… Pastaj na u ndezën ca xixa.”

Ndërsa Redi tregon se si fillim, atij i kishte bërë përshtypje fakti që Vivianit nuk i kishte interesuar fare karriera e tij si futbollist apo te qenit personazh i njohur: “Ajo që më bëri përshtypje te Vivian ishte fakti që ishte komplet e painteresuar për futbollin dhe nuk më njihte mua si futbollist. Këndvështrimi i saj ishte interesant, ajo interesohej për Redin, jo për futbollistin” – tregon më tej Redi.  

Pas atyre shkëndijave të para në të nxehtin e gushtit, lidhja do të ecte shumë shpejt dhe muaji prill i vitit të ardhshëm i bashkoi Redin dhe Vivin në martesë, e cila kishte nisur tashmë trashëgimtaren e parë, Parisin, e cila erdhi si një surprizë e bukur për çiftin Jupi.

Pas saj, rreth 2 vjet më vonë erdhi në jetë Jakobi, një fëmijë i dëshiruar dhe që shumë shpejt do të sillte edhe një vëlla, Eliotin.

Sot, Redi dhe Vivian kanë kopshtin brenda shtëpisë. Shtëpia është gjithmonë e zhurmshme me tre fëmijë. Ndodh shpesh kur ata duan qetësi vetëm për vete, por nuk ia dalin, megjithatë janë të lumtur, me gjithë peripecitë që duhet të kalojnë shpesh për shkak të fëmijëve, siç ndodh shpesh në rastet kur duhet të prenotojnë pushimet: “Për pjesën e pushimeve, ne sapo futemi në search, i kemi opsionet të limituara” – tregon Redi me të qeshur duke rrëfyer aventurat e një familjeje me “shumë” fëmijë.

 

Share With:
Translate »
914 Views