Nga studio në maternitet, nga materniteti prapë në studio. Pranvera thyen rekorde!

Pasi qëndroi deri në orët e fundit të shtatzënisë në trasmetim, Pranvera Borakaj ka vendosur të na shpallë sërisht sfidë.

Kur nuk është bërë ende një muaj i plotë nga sjellja në jetë e vajzës së saj të parë, Pranvera është rikthyer në ekran dhe më në formë se kurrë. E veshur me një këmishë të bardhë, me flokët e kapura bisht, moderatorja ka shkëlqyer në këtë dalje të parë pas lindjes.

Gjurmët e një shtatzënie të afërt nuk mund t’i shquajmë në asnjë pjesë të fotos. Madje ajo që mund të themi me bindjen, se Pranverës seç i ka rënë një nur i bukur pas lindjes.   

Mesa duket të pasurit një emision mëngjesi, “7 pa 5”, nuk ka qenë një pengesë për Pranverën që të rikthehej në punë. Në këtë orar bebi është në gjumë, dhe me sa duket kjo gjë ia ka lehtësuar sado pak rikthimin në ekran.

Anasoil erdhi në jetë më 25 shtator. Vogëlushja u tregua shumë e duruar, duke “pritur” sa mami i saj të mbaronte emisionin për të lindur.

 

Share With:
Translate »
750 Views