Njihuni me katër faktorët që ndikojnë në humbjen e oreksit gjatë shtatzënisë

Shumë gra përjetojnë humbje të oreksit gjatë shtatzënisë. Kjo gjendje është krejtësisht normale pasi trupi juaj është duke pësuar ndryshime, sidomos në tremujorin e parë.

Për këtë arsyje, ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në këtë gjendje shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Këtu përfshihen:

Të vjellat

Të vjellat janë të zakonshme gjatë shtatzënisë, veçanërisht gjatë tremujorit të pare, megjithëse disa gra mund t’i përjetojnë këto simptoma gjatë shtatzënisë së tyre.

Hulumtimet kanë treguar se luhatjet në hormonet e leptinës dhe gonadotropinës korionike njerëzore (hCG) gjatë shtatzënisë mund të jenë faktorët që ndikojnë në uljen e oreksit.

Ankthi dhe depresioni

Ankthi dhe depresioni mund të ndikojnë në humbjen e oreksit tuaj.

Kjo pasi, gratë shtatzëna mund të jenë më të prirura ndaj këtyre për shkak të ndryshimeve të ndryshme fizike.

Medikamentet

Disa medikamente që janë të sigurta për t’u përdorur gjatë shtatzënisë mund të shkaktojnë efekte anësore si ulja e oreksit.

Frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRIs) ndonjëherë u përshkruhen grave shtatzëna që përballen me depresion apo ankth.

Çrregullime në të ngrënë

Përgjatë shtatzënisë, gratë mund të përballen me buliminë apo anoreksinë, dy nga çrregullimet në të ngrënë.

Ekspertët vlerësojnë se prevalenca e këtyre çrregullimeve tek gratë shtatzëna është 0,6–27,8 për qind.

Share With:
Translate »
160 Views