Njihuni me “make-up artist” të Angeline Jolie shqiptare

Eralda Hitaj, prezantuesja e njohur e Top Channel para disa vitesh, e cilësuar dhe si Angeline Jolie shqiptare, ka ndërtuar jetën e saj jashtë Shqipërisë, në Gjermani. Ajo është bërë nënë e një djali që mban emrin Amar. Eralda i përkushtohet shumë familjes dhe disa herë ndan grimca nga përditshmëria e saj me ndjekësit në instagram. Nga postimet e saj të fundit kemi mësuar se i vogli i saj ka pasion pikturën. Siç duket dhe nga video, Eralda nuk e kufizon, e lë t’i vizatojë fytyrën duke e quajtur edhe “make-up artist”. Ne na bëhet qejfi që mësojmë se Eralda është e lumtur me familjen e saj por ne na ka marrë malli ta shohim dhe në ekran me thënë të drejtën! /Kids’ Time      

Share With:
Translate »
1138 Views