Njihuni me rolin e ekokardiogramit fetal dhe arsyen e përdorimit të tij gjatë shtatzënisë

Ekokardiogrami fetal, e quajtur ndryshe eko fetale, është një ultratingull që përdor valët e zërit për të shfaqur imazhe të zemrës së foshnjës suaj e cila ndodhet ende në barkun e nënës. Megjithëse testi mund të kryhet nga një sonografi, imazhet interpretohen nga një kardiolog pediatrik.

Në përgjithësi, ekokardigrami fetal tregon strukturën e zemrës së foshnjës tuaj dhe sa mirë funksionon shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Mjeku juaj kryesor mund t’ju referojë një kardiolog pediatrik për një ekokardiogramë fetalë për të përcaktuar nëse ka ndonjë problem me zemrën e foshnjes suaj në zhvillim.

Kardiologu pediatrik do të shikojë muret e zemrës, valvulat, enët e gjakut që të çojnë në dhe nga zemra dhe aftësitë e pompimit të zemrës.

Ekzistojnë arsyje të ndryshme për të bërë ekokardiogramë. Shembull, historia familjare apo crregullimet gjenetike.

Në shumicën e rasteve, ky test kryhet rreth javës së 18-24 të shtatzënisë.

“Një ekokardiogramë fetale mund të bëhet më herët, por ajo periudhë kohore prej 18 deri në 24 javë është koha ideale për ne për të parë gjërat,” thotë Dr. Stiver.

Share With:
Translate »
139 Views