Njihuni me shtetet më të mira për fëmijët

Fëmijët që rriten në Nigeri janë më të rrezikuarit për të mbetur pa fëmijëri. Sipas një raporti të “Save the Children” për vitin 2017, Nigeria është vendi më i keq në botë për të qenë fëmijë.

Norvegjia dhe Sllovenia zënë dy pozicionet kryesore në fillim të listës, si vendet më të mira për fëmijët, të ndjekura nga Finlanda, Holanda, Suedia, Portugalia, Islanda, Irlanda, Italia dhe Belgjika.

Raporti i titulluar “Fundi i fëmijërisë” klasifikon 127 vende, nga më i miri te më i keqi, në një përpjekje për të eksploruar arsyet kryesore përse fëmijëria përfundon më herët në disa vende të caktuara.

Në klasifikim, Shqipëria renditet e 71-ta mes 127 vendeve, e lënë pas nga shtete si Mongolia, Fixhi, Malajzia etj. Klasifikimi është bërë duke matur nivelin mesatar të performancës në 8 tema: vdekshmëria nën 5 vjeç, kequshqyerja që ndal rritjen, fëmijët e pashkolluar, puna e fëmijëve, martesat e hershme, lindjet tek adoleshentët, zhvendosjet nga konfliktet dhe vrasjet e fëmijëve.

Shtetet e Bashkuara, në vendin e 36 në listë, nuk kanë rezultuar të jenë të përjashtuara nga kërcënimet që kontribuojnë në vdekjet e parakohshme të fëmijëve. Amerika është një nga 7 shtetet ku ndodh gjysma e lindjeve mes adoleshentëve, me një numër vdekjesh mes fëmijëve prej 23.455 në vitin 2015, shumë më tepër nga numri në 40 vendet europiane të mbledhura bashkë të njëjtin vit.

Ndërkohë, tendencat më të dukshme këtë vit janë dhuna, uria dhe zhvendosja. Afrika Perëndimore dhe ajo Qendrore, ku ndodhen 10 vendet më të këqija për të qenë një fëmijë, janë veçanërisht të prekura nga uria dhe zhvendosjet.

Në Niger, vendin me renditjen më negative, 43 për qind e fëmijëve nga 59-muajsh e poshtë janë të kequshqyer. Në vitin 2015, sipas “Save the Children”, 263 milionë fëmijë ishin të paarsimuar, 168 milionë viktima të punës së fëmijëve dhe rreth 28 milionë të detyruar të braktisnin shtëpitë e tyre.

Share With:
Translate »
906 Views