6 këshilla që ju duhen për t’i mësuar notin fëmijës

1. Të prisni moshën e duhur

Nëse këtë verë dëshironi t’i mësoni fëmijës tuaj notin, ju duhet të prisni që i vogli të ketë mbushur 4-5 vjeç. Por nëse mendoni se është më mirë t’i mësoni edhe më të vegjël atëherë është mirë ta çoni disa herë në kurse noti dhe të kaloni shumë kohë në ujë duke luajtur. Në këtë mënyrë ato do të njihen më mirë me ujin qoftë në pishinë apo në det.

2. Mbani fëmijët në krah ndërsa jeni në ujë

Gjëja më e rëndësishme është që fëmijët të kenë siguri në ujë dhe jo të tremben. Çdo lojë në buzë të detit apo në pishinë e përshtatshme për to, do të jetë një mënyrë e mirë mësimi dhe do t’i shërbejë për tu afruar më shumë me ujin. Por deri në atë moment është mirë ta mbani fëmijën prej krahu. Por të qëndroni në ujë me to duke luajtur është diçka shumë e mirë për t’i mësuar atyre të duan ujin. Evitoni t’i transmetoni çdo lloj frike nga uji.

3. Not dhe lojëra

Rreth 4-5 vjeçëve fëmijët zhvillojnë koordinimin e nevojshëm për të mësuar notin. Në këtë fazë gjëja më e rëndësishme është që të mësojnë të qëndrojnë pa u zhytur duke koordinuar këmbët dhe duart kështu do t’i duket sikur luajnë por në të vërtetë janë leksionet e para të notit.

4. Duhet të jeni të durueshëm

Një fëmijë mund të ndryshojë dita ditës, kështu njëherë ai mund të notojë dhe një herë tjetër mund të ndjejë frikë. Kështu është mire të mos e detyroni deri në momentin që nuk është gati të notojë kështu që duhet të tregoheni shumë të durueshëm me to.

5. Stilet e notit nga mosha 6 vjeç e lart

Një fëmijë në moshën e duhur për të notuar duhet të mbajë frymën dhe të notojë nën ujë për të dalë përsëri vetë. Mund t’i mësoni stile të ndryshme noti sepse rezistenca e tyre në këtë moshë është më e madhe për të notuar më shumë.

6. Zhytjet

Mësojini fëmijës tuaj të zhytet vetë por vetëm kur të ketë një të rritur prezent. Në plazh apo kudo t’i mësoni për të notuar duhet të tregoheni vigjilentë në çdo moment. Për t’i mësuar fëmijët të notojnë duhet të keni edhe ju si prindër disa cilësi shpëtimi në çdo rast. Kujdesi është shumë i rëndësishëm.

 

Share With:
Translate »
2272 Views