Nuk e lanë të takojë as fëmijët: Nëna shqiptare dëbohet pas 18 vitesh nga Shtetet e Bashkuara

Shqiptarja, Cile Precetaj, e cila prej 18 vitesh jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është depërtuar për në Shqipëri pa u lejuar të takojë as tre fëmijët e saj. Ajo u depërtua brenda natës dhe nuk pati mundësinë të takonte as fëmijët dhe bashkëshortin e saj.

Cile Precetaj shkoi në Michigan për një jetë më të mirë pas disa problemeve serioze që pati në Shqipëri. Duke u nisur nga kjo situatë ajo u përpoq që të fitonte statusin e azilantes politike, kërkesë kjo që u hodh poshtë që në vitin 2007.

Ajo ishte në Amerikë së bashku me bashkëshortin e saj , Pjetër Gjocaj dhe tre fëmijët të cilët kanë nënshtetësi amerikane. Pas këtij largimi të menjëhershëm fëmijët e saj janë duke përjetuar një situatë tronditëse. Mësohet se pak kohë më parë, kur ajo e mori vesh që do të depërtohej në Shqipëri përfundoi në spital.

Kjo nuk është hera e parë që ajo përballet me dëbimin, pasi edhe në vitin 2013 u vu para faktit se duhej të kthehej në Shqipëri, por pas një vendimi të dytë iu lejua qëndrimi. Fatkeqësisht, pavarësisht një lufte të gjatë gjyqësore gruaja shqiptare nuk ia doli dhe tashmë do t’i duhet të jetojë larg fëmijëve dhe bashkëshortit të saj.

“Nëse mbledhim të gjitha paratë që kemi shpenzuar me avokat është çerek milioni dhe të gjithë më premtonin se do ta zgjidhnin. Unë jam këtu me tre fëmijë që qajnë dhe një nënë që qan. Autoritetet thonë se ajo shkeli ligjin. Ajo erdhi këtu në mënyrë të paligjshme dhe tejkaloi qëndrimin në vend. Dakord, por mendoj se një ligj i madh po shkelet duke ndarë një familje.”, mësohet të ketë thënë bashkëshorti i shqiptares.

Ndërsa para se të depërtohej për në Shqipëri edhe ajo vet ka dhënë një intervistë telefonike për “Free Press”.

“Unë dua që njerëzit të luten për ne. Kurrë nuk kemi bërë ndonjë krim. Ne sapo erdhëm këtu në këtë vend për një jetë dhe edukim më të mirë për fëmijët tanë. Kjo është e vetmja arsye që kemi ardhur këtu dhe unë i lutem Perëndisë që ta na ndihmojë”, ka thënë Precetaj për “Free Press”.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, ajo nuk ia doli që të qëndronte pranë familjes dhe për më tepër nuk pati mundësinë aq që ti takonte ata.

Share With:
Translate »
720 Views