Nuk e mendon dot jetën pa Alban Hoxhën, por Çiljeta nuk i ka punët mirë me vjehrrën? Detajet

Çiljeta gjithashtu tregoi më tej se djali Abanit dhe djali i saj, Fernando, duhen shumë dhe ajo i do shumë. Madje vetë këngëtarja ka treguar në postime të ndryshme se nuk bën diferencime mes tyre duke i quajtur të dy djemtë e saj.

Por si i ka këngëtarja raportet me vjehrrën për të cilën nuk ka folur asnjëherë publikisht?

Në rrjetet sociale Çiljeta e saj dhe vjehrra, Moza nuk ndiqen me njëra-tjetrën. Vlen për të theksuar se kjo e fundit është mjaft e informuar nga bota e showbizit pasi ndjek me dhjetra të famshëm shqiptar, përveç partneres së djalit të saj. Nëna e Albanit është gjithashtu shumë aktive në rrjetet sociale ku tregon se është edhe fanse e madhe e djalit të saj në futboll, por në profilin e saj nuk gjendet asnjë gjurmë nga Çiljeta, apo djali i saj, Ferandno i cili ka një raport mjaft të mirë me djalin e Albanit, shkruan Albeu.com.

Por në fillimet e lidhjes me Albanin, pra rreth 6 vite më parë, komentet e dashurisë së Çiljetës me vjehrrën në rrjetet sociale ishin ato që çuan në konfirmimin e lidhjes për mediat. Pra nëse vërtetë ka diçka që nuk shkon mes tyre, dimë të themi se diçka ka ndodhur pasi fillimet ishin të mira.

Këto aludime vijnë vetëm nga të dhënat e Instagramit që në përgjithësi nuk ka kanë “gënyer” lidhur me jetën e personazheve publikë.

Komentet e shkëmbyera mes tyre ne vitin 2016:

Share With:
Translate »
45 Views