U thanë se nuk flisnin, publikohet foto, Irma Libohova shfaqet ne lagjen e të motrës

Eranda Libohova ka lumturuar ndjekësit pak minuta më parë me postimin e saj në Instagram. Ajo shfaqet në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, por ajo që mori gjithë vëmendjen ishtë përshkrimi i fotos.

“Në lagjen e motrës”, ka shkruar ajo. Menjëherë ndjekësit e kanë uruar duke e marrë të mirqenë se bëhet fjalë për Irmën. Motrat janë prej vitesh në konflikt për arsye të cilat nuk dihen dhe lajmi i pajtimit të tyre do gëzonte gjithë publikun.

Por motrat Libohova kanë dhe një motër të tretë dhe nuk dihet se kujt i referohet Eranda, gjithsesi vetë këngëtarja ka lënë ndjekësit të kuptojnë ç’të duan pasi nuk ka specifikuar motrën.

Ndërkohë, ky nuk është një veprim që na habit nga ana e Erandës. Këngëtarja ka bërë gjithmonë gjeste të vogla publike ku ka ngritur shpresë për një pajtim me Irmën. Por kjo e fundit duket më kokfortë dhe nuk pranon të bëjë asnjë reagim publik, qoftëq edhe një shpresë, për pajtimin e motrave Libohova.

Share With:
Translate »
105 Views