‘Nuk hanë mirë, flenë më pak se 8 orë dhe i diagnostikojnë me ADHD’ çfarë po ndodh me fëmijët

Vetë nga natyra, fëmijët janë të shkathët, kureshtarë e çapkënë, por disa janë më shumë hiperaktivë nga të tjerët. Por në këtë rast fëmija vuan nga një çrregullimin, njohur ndryshe si ADHD dhe në SHBA më shumë se 20% të fëmijëve diagnostikohen me këtë problem.
Ndërkohë, në Evropë, e për të qenë më të saktë në Francë, shkalla e diagnozës është vetëm 5%.
Para së gjithash, vlen për t’u theksuar se ky çrregullim i ka ndarë studiuesit në dy grupe. Nga ata që e trajtojnë me medikamente dhe ata që e shohin si “sëmundje të stisur” vetëm që fëmijët të kurohen e industria e ilaçeve të lulëzojë.
Të qenët hiperaktiv ndikohet nga një sërë faktorësh dhe stili i jetesës është element kyç! Nëse do i kufizonit fëmijëve konsumin e sheqerit, do e privonit nga teknologjia dhe jo orët e gjumit, këta të fundit do të ishin shumë më të qetë !
Ndryshimet drastike në dietë, bëjnë që fëmijët të mos përqëndrohen dhe të kenë probleme në sjellje.Fëmijët natyrisht kanë tendencë të jenë aktivë dhe energjikë, por disa thjesht kalojnë cakun.
“Mentaliteti i të parit çdo problem si sëmundje, po na bën të varur ndaj medikamenteve, dhe këtë gjë vetëm me fëmijët që nuk duhet ta bëjmë”- është shprehur Leon Eisenberg, doktori që përkufizoi hiperaktivitetin si problem, para se të ndërronte jetë.
Ky mentalitet vetëm që justifikon dietat e varfra në vlera ushqyese, mungesën e kohës që kalon prindi me fëmijën! ADHD preferohet të trajtohet me terapinë e socializimit dhe të bisedës, në vend të kimikateve të dëmshme që vijnë me shumë efekte anësore dhe krijojnë varësi..

Share With:
Translate »
1078 Views