Momentet e fundit së bashku u regjistruan në Chateau Marmont në Los Angeles, ku ato po festonin çmimin e Golden Globes të Austin Butler për filmin “Elvis” janarin e kaluar.

“Sapo arritëm atje, ne po zbrisnim shkallët,” kujtoi Presley në një intervistë me Sofia Coppola në Hollywood Reporter të botuar të mërkurën, 23 gusht.

“U pengova pak sepse kisha veshur këto taka të larta dhe ajo filloi të qeshte shumë”, ka vazhduar aktorja 78-vjeçare. “ Fillova të qesh. Nuk kishim pirë akoma. Ajo thotë: ‘O Zot, mami, nuk mund të pish më as një pije’”.

Kujtimet e Presley-t përfunduan me nënë e bijë që u ulën për të porositur pije.

Por Lisa Marie tha: “Mami, stomaku po më dhemb shumë”, dhe ne u ngritëm menjëherë dhe u larguan.

Danny Keough, ish-bashkëshorti i Lisa Marie, telefonoi Priscilla-n disa ditë më vonë kur Lisa Marie iu nënshtrua arrestit kardiak, por këngëtarja tashmë kishte vdekur kur nëna e saj mbërriti në spital.

“Unë ende nuk mund ta besoj,” i tha Priscilla agjencisë. “Nuk ia uroj këtë asnjë nëne.”

Më pas ajo konfirmoi vdekjen e vajzës së saj me një status: “Me zemrën e lënduar më duhet të ndaj lajmin e dhimbshëm që vajza ime e bukur, Lisa Marie, na ka lënë”.

Mjeku ligjor i qarkut të Los Angeles zbuloi gjashtë muaj më vonë se shkaku i vdekjes ishte një ngushtim i zorrëve.