Vajza e pronarit të Velipojës: “Ndihmë! Po më ikën edhe vëllai!”

Vajza e pronarit të resortit në Velipojë që humbi jetën pas shpërthimit, bën apel për të shpëtuar vëllanë e saj. Brikena Zenunaj, pas humbjes së babait Besnik Zenunaj, thotë se edhe vëllai i saj, Hektori, 33 vjeç, rrezikon jetën për shkak se është djegur në 85 për qind të trupit. Hektorin e kanë nisur në Turqi për një trajtim më të specializuar mjekësor. Brikena Zenunaj: “Vëllai im rrezikon jetën, e kemi nisur në Turqi për një trajtim të specializuar për djegie të trupit në masën 85 për qind. Financat nuk janë të mjaftueshme për të përballuar mjekimin. Gjendja jonë financiare nuk është e mirë. Janë pronat që nuk shiten. Nuk kemi mjaftueshmërisht para dhe koha nuk premton. Kam nevojë të shpëtoj jetën e vëllait. Në trup ka thithur gaz e metale. Nuk e di si do të reagojë trupi. I kanë thënë që duhet të kalojë të paktën dy javë që të dalë jashtë rrezikut. Nga ana tjetër nuk na mjaftojnë paratë, çdo natë që qëndron në spital kostoja është rreth 1 mijë Euro”.

Share With:
Translate »
1223 Views