Nuk ka kompromis në mëngjesin e Miriam

Këngëtarja Miriam Cani është shpesh aktive në rrjete sociale me foto të ndryshme ku tregon përditshmërinë e saj. Këtë mëngjes të hëne, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj Alban Skënderaj dhe vajzën e tyre Ameli. Zakonisht, foto të tilla ajo i shpërndan në orët e mëngjesit duke na treguar se janë një familje e lumur dhe se nisja e ditës në këtë mënyrë është shumë e rëndësishme për ta.  Aktualisht Miriami është anëtare e jurisë në “The Voice Kids”, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë ajo dhe Albani sollën një dedikim mjaft të bukur për vajzën e tyre Ameli, nën titullin “Dhurata”. Pavarësisht të gjitha angazhimeve profesionale, mëngjesi familjar i Miriam duket se nuk ka kompromis me asgjë! E ndoshta ky është çelësi i suksesit të këngëtarëve! Ku ka më mirë? /Kids’Time/

Share With:
Translate »
738 Views