Ish prostituta shkruan një libër për vajzat 12-vjeçare

Ka punuar për 12 vjet si një përcjellje e eskortës, ku fitonte 1 mijë dollarë për një orë. Tani dëshiron të tregojë të vërtetën e anës së errët të ‘biznesit’.

Ish-prostituta që për jetën e saj ka shkruar një libër, ka qenë e tmerruar nga fakti se vajzat 12- vjeçare kërkojnë prej saj të dinë se si të hynë në “botën e përcjelljes”.

Gwyneth Montenegro (39) në botën e prostitucionit hyri kur ajo ishte 21-vjeç pas dhunimit të tmerrshëm që i bëri një grup i njerëzve.

Montenegro tashmë ka braktisur këtë punë, por zbulon se gjithnjë e më shumë vajza presin të kryejnë punë të ngjashme.
“Disa vajza 12-vjeçare që ende shkojnë në shkollë kërkojnë nga unë këshilla se si bëhen “vajzat e eskortës”. Dymbëdhjetëvjeçare dhe planifikojnë të hyjnë në prostitucion. Prindërit e saj duan që vajza e tyre 12-vjeçare të shkojë në atë mënyrë”, rrëfen ajo.
Ish-prostituta thotë se këto vajza kanë lexuar shumë artikuj dhe rrëfime mbi mënyrën e jetesës luksoze dhe sasisë së madhe të parave që përfitojnë.
“Shitja e trupit tuaj duket si një shkëmbim i drejtë për një jetë me plot privilegje. Problemi është se iluzioni që shfaqet në media, nuk përkon me realitetin e punës në prostitucion”, thotë Montenegro për Mail Online.
“Punoni në shoqërinë nëntokësore dhe vazhdimisht jeni në ambient të pasigurt. Përveç kësaj ju merrni emrin lavire. Kjo është e tëra pse jeni të mira, të jeni lodër e burrave. Unë kurrë nuk jam ndjerë më e refuzuar nga shoqëria se sa kur kam punuar në përcjellje,” tha ajo.
Montenegro thotë se “përcjellja e eskortës elite” nuk ekziston vetëm në bazë të pamjes së përsosur.
“Bukuria është një pjesë e madhe, por vajzat nuk fitojnë para vetëm pse janë të bukura. Shpesh, këto shuma vijnë për shkak se ju ofroni shërbime, të cilat nuk i ofrojnë vajzat e rregullta të eskortës. Në praktikë fjalën ‘elite’ ose ‘luksoze “shpesh do të thotë se ju jeni të gatshme për të kaluar kufirin, për të bërë gjëra që janë konsideruar shpesh të pasigurta”, shpjegon ajo.
Për një kohë, Gwyneth ishte në vetë elitën e industrisë. Ajo thotë se ishte e re, budalla, ndihej e fortë për shkak të mënyrës së jetesës, transmeton KosovaPress.
“Po rrezikoja shëndetin tim, sigurinë dhe të ardhmen. Vajzat që më lajmërohen mendojnë se të gjitha këto janë të siguruara nëse merren me prostitucion elitar. Nuk e kanë idenë se në çfarë po hyjnë”, tregon ajo.
“Nëse dikush mendon se një mënyrë e tillë e jetës është fitimprurëse, çliruese ose fuqizuese, në shumicën e kohës gratë në përcjellje ofrojnë shërbime seksuale për burra të huaj. Kushdo që ka sado pak ndërgjegje, nuk do të ndihet mirë për këtë”, shton Montenegro, e cila ka punuar në shtëpi publike dhe private.
“Kam fjetur me 10.091 meshkuj. Dëshiroj që rrëfimi im të vetëdijësojë të tjerët. Ju nuk bëni shuma të mëdha parash duke veshur rroba të mira, duke u shtrirë në shtrat dhe duke fjetur me disa burra. Kush dëshiron të jetë një prostitutë e suksesshme e elitës shpesh duhet të ofrojë shërbime që janë të ndaluara në shtëpitë e lejuara publike”, tregon ajo.
Montenegro zbuloi për herë të parë për punën e saj foli në vitin 2014. Ajo gjithashtu botoi një libër, pas së cilës femrat dhe vajzat e reja nisën ta kontaktojnë gjithnjë e më shumë. Prandaj ajo donte të zbulonte të vërtetën e plotë për jetën e prostitutave të elitës.
Në botën eskorte ajo hyri pas traumës që pësoi, pasi u drogua, u rrëmbye dhe u përdhunua. Ajo ndihej e padenjë dhe e padëshiruar në shoqëri. Në moshën 29-vjeçe, ajo u licencua për pilote komerciale dhe punoi në fluturime turistike. Ajo u kthye serish në prostitucion pas problemeve të saja shëndetësore. Kur ajo humbi veshkën, për shkak të ndërlikimeve mjekësore, nuk mundi të vazhdoj licencën. Tani ajo është e përkushtuar për çështje të grave dhe merret me programimin neurolinguistik.

Share With:
Translate »
767 Views