Nuk kishte bukë të hante, gazetarja rrëfen si qau bashkë me vogëlushin e varfër në Këlcyrë

Gazetarja e emisionit “Boom” Alketa Çeku i ka rrëfyer Elvis Naçit,  sesi u ndje kur intervistoi fëmijët e uritur të familjes Rrapo në Këlcyrë.

Ajo tregoi sesi qau bashkë me vogëlushin kur ai tregonte se kishte gjithnjë uri dhe ftohtë.

“Të them të drejtën ai fëmijë nuk qau vetëm në atë intervistë, qava bashkë më të. Isha duke intervistuar mamanë e tyre që po më tregonte për kushtet e vështira, në këtë moment vjen djali nga jashtë dhe më kap tek palltoja. Më thotë: po ti e di që ne jemi shumë të varfër? E di ti që ne nuk kemi ngrënë bukë? E di ti që unë nuk kam ngrënë kurrë mish, e di që ne nuk kemi festuar kurrë Vitin e Ri. U shtanga. Më tha se zogat e tyre nuk bëjnë vezë. Fëmija qau. Më tha se kishte gjithmonë uri, donte bukë, kishte gjithmonë ftohtë”.

Moderatorja e emisionit e emisionit “BOOM” Fiori Dardha, ndau dhe një përvojë të sajën nga fëmijëria kur e ëma e saj punonte si shitëse ambulante dhe kështu e fitonte bukën e gojës për të rritur Fiorin dhe motrën e saj:

“Jemi të gjithë shqiptarë pavarësisht se dalim në ekrane të ndryshme. Ju bëni një punë vërtetë të lavdërueshme. Bëni një punë të shkëlqyer. Unë vij nga një familje punëtoresh. E di çfarë do të thotë të vuash nga varfëria, e di çfarë do të thotë të mos kesh. E di çfarë do të thotë të përçmohesh, sepse nuk ke. Se je ndryshe nga njerëzit. Jo se je ndryshe mendërisht ose fizikisht. Por se je ndryshe ekonomikisht.  Mamaja ime deri para tre vitesh kur u diagnostikua me tumor, punonte si shitëse ambulante, se ne këtë mënyrë më ka rritur mua dhe motrën time. Ajo dilte me një karrocë dhe shiste fruta perime. Njeriu nuk duhet të harrojë kurrë se nga vjen. Nuk duhet të harrojë kurrë se çfarë ka kaluar në jete. Të gjithë përpara Zotit janë të barabartë. Ne të Zotit jemi, tek Zoti do shkojmë. Unë e them gjithmonë, Zoti para ne pas tij”.

Pasi u paraqit ky rast në media, tashmë të gjithë i kanë ardhur në ndihmë familjes nga Këlcyra.

Familja Rrapo u fut për herë të parë në një banesë të mobiluar. Ushqimi gjithashtu nuk do t’u mungojë pasi fondacioni “Firdeus” do u sigurojë vazhdimisht pako me ushqime. Momenti kur fëmijët dhe prindërit e tyre futen në banesë është emocionues.

Share With:



417 Views