“Nuk më ka ndjekur në BBV3”, Meri Shehu rrëfehet për vajzën e saj
Astrologia Meri Shehu e ftuar në një intervistë për “Ftesë në 5” rrëfeu eksperiencën e saj në “Big Brother VIP 3”. Ajo shprehu keqardhje që u eliminua, pasi sapo kishte njohur “lidhjet e brendshme të banorëve”, dhe ishte afruar me ta. Sipas ish-konkurrentes, përvoja në reality show e ka bërë atë më të butë si person.
“Ishim bërë kaq të afërt, sa nuk e kuptonim ishte djalë apo vajzë. I fusnim duart te të dy. Ata zhvisheshin aty, hanin bashkë, rrinin bashkë. Nuk e di çfarë më ka bërë Big Brother, më ka bërë si një qengj të urtë.
Unë kam një vajzë ajo ka një relacion të vetin, është jashtë shtetit. Nuk më ndjekur në fakt, janë të dy persona shumë VIP. Të gjithë e dinë që kam një vajzë. Kam respektuar dëshirën e saj për të mos u bërë e dukshme në televizion. Nuk është marrë me punët e mia, ka parë punët e veta. E kam respektuar këtë dëshirë, por jo që e kam fshehur që kam një fëmijë.
Ajo shton se vajza e saj ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie martesore.