“Nuk njoh limite”/ Adrola Dushi flet si rrallëherë për marrëdhënien që ka me djalin e saj

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi kohëve të fundit duket seka marrë një pushim nga angazhimet e saj si modele duke u fokusuar më shumë tek jeta e saj personale. Ajo tashmë është shpërngulur prej disa kohësh në SHBA, ndërsa momentalisht ndodhet në Shqipëri.

E ftuar në emisonin “Why Not”, modelja ka folur rreth punës, projekteve të reja dhe marrëdhënie së fortë që ka me djalin e saj, Troin. Ajo ka se Troi është pika e saj e dobët dhe se ka një lidhje shumë të ngushtë me të, si çdo nënë.

Adrola tregoi se për djalin e saj nuk njeh rregulla apo limite dhe shtoi se mes tyre ekziston një marrëdhënie shumë e mirë.

“Për Troin nuk kam rregulla, nuk kam limite, nuk kam asgjë. Kur vjen puna te Troi jam njeri tjetër. Kam një komunikim shumë të mirë me Troin që  nuk kam nevojë as t’i bërtas. E din kur gabon, e dinë kur duhet të qetësohet dhe unë jam shumë e bekuar me atë fëmijë”– u shpreh Dushi.

Adrola u bë nënë për herë të parë në moshën 20-vjeçare. Nga lidhja e saj me Adis Patushin erdhi në jetë Troi por pak kohë pas ardhjes së tij në jetë, ata u ndanë dhe tashmë kujdesen të dy për Troin ndonëse ai jeton me Adrolën.

Adisi këto kohë ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij me këngëtaren e njohur, Fifi. Prej pak muajsh ata kanë nisur një romancë që nuk e fshehën nga sytë e publikut, përkundrazi janë shumë të hapur në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër Adrola ka zgjedhur të jetë hermetike dhe mos të zbulojë gjë për jetën romantike ndonëse është përfolur për një romancë me një artist shqiptarë.

Share With:
Translate »
118 Views