Vajza e Mel B zbulon jetën nën dhunë që kanë jetuar me njerkun

“Njerëzit mund të shpenzojnë orë të tëra për të rregulluar flokët dhe grimin. Unë dua që njerëzit të më shohin ashtu siç jam. Unë definitivisht nuk jam një fëmijë me shkëlqim Kardashian”, tha Phoenix, por kjo nuk ishte deklarata më e fortë e saj.

Vajza e Mel B, (ish-Spice Girls), ka treguar për herë të parë abuzimin emocional dhe psikologjik që ka përjetuar nga njerku i saj, bashkëjetuesi i Mel B, producenti Stephen Belafonte.

Vajza e Mel B zbulon jetën nën dhunë që kanë jetuar me

“Deri në moshën nëntë vjeç jeta ime ishte si një film perfekt për fëmijë. Kam jetuar në LA me nënën time. Pastaj bota ime kaloi në bardhezi. Dy muaj pasi mamaja u martua me të, miqtë dhe familja u përjashtuan nga shtëpia jonë dhe Belafonte prezantoi rregulla të reja drakoniane. Më duhej të qëndroja në dhomën time me derën e mbyllur. Nuk më lejonte të hapja frigoriferin. Shpesh në mëngjes ai më nxirrte jashtë dhe hante sanduiçët e mi, qeshte me mua dhe më thoshte të shkoja në shkollë. Ai më thoshte se isha e shëmtuar dhe e vonuar gjatë gjithë kohës. Mamaja ime punonte gjatë gjithë kohës, duke fituar para për të – për familjen. E dija se ajo po kalonte një kohë të tmerrshme. Por jeta vazhdoi. Unë kujdesesha për motrat e mia. U përpoqa të kujdesesha edhe për nënën time, por isha fëmijë. Ishte një sekret i madh. Ne duhej të ishim një familje e lumtur. Duhet të dish se nuk është faji yt dhe jeta mund të përmirësohet. Përfshirja me ëomen’s Aid më ka ndihmuar shumë”, tha Phoenix që tashmë bashkë me nënën e saj luftojnë për të drejtat e viktimave të dhunës në familje.

Share With:
Translate »
121 Views