Fernando, djali i Çiljetës sjel versionin e ri të “Despacito” | Video
Çudirat e Fernandos nuk kanë të sosur. Të gjithë jemi mësuar të shohim disa prej momenteve të tij më të bukura dhe argëtuese bashkë me Çiljetën, por këtë herë, edhe vetë këngëtarja është mahnitur nga veprimi i të birit.
Në videon e fundit që ka ndarë me miqtë në Instagramin e saj, Çiljeta ka treguar një version krejt origjinal të të birit: “Fernando duke këndu gjith shpirt #Despacito, madje dhe filmonte veten…” – shkruan Çiljeta.
Është e dukshme. Një Despacito në versionin më origjinal të mundshëm, me mënyrën e vet dhe me gjithë shpirt.
Mes komenteve, këngëtarja shkruan se ka që dje që nuk mbledh dot veten duke qeshur. As ajo vetë nuk e ka ditur se Nando kishte filmuar veten duke kënduar.
Nuk është çudi që kur të rritet, të presim ndonjë Despasito nga Nando…