Vajzë apo djalë? Alfio Rrotani flet për herë të parë rreth gjinisë së bebushit që po presin

Vetëm një ditë më parë, Fatma dhe Alfio konfirmuan se po presin një bebush dhe shumë shpejt do të bëhen prindër.

Ndërkohë sot, i ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, Alfio  u pyet edhe për faktin që do të bëhet baba për herë të parë.

Jonida e pyeti shefin e famshëm të kuzhinës nëse fëmija që po presin është djalë apo vajze.

“Koha do të tregojë të gjitha gjërat, pasi kam frikë se nëse jap detaje tani mund t’ju zhgënjej më vonë”, është shprehur Alfio Rrotani duke na lënë të nënkuptojmë që ai dhe Fatma janë pak superticiozë në lidhje me këtë gjë.

Pak oë më parë, Alfio ka treguar se mezi po e pret të bëhet baba. Ai ka publikuar një foto ku shfaqet duke puthur barkun e rrumbullakosur të Fatmës.

Alfio ka bashkëngjitur edhe 3 figura zemrash duke treguar kështu dashurinë e madhe që ndjen tani që do të bëhet prind.

View this post on Instagram

Alfio dhe Fatma ❤️

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Share With:



211 Views