Nuse e vjehrrë: Ja si i ka marrëdhëniet Fatma me mamanë e Alfios

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë çifti më i ri i showbizit shqiptar, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e mediave rozë dhe marrëdhënia e tyre është më e përfolura e momentit.

Megjithëse prej dy vitesh së bashku, vetëm disa javë më parë ata e zbuluan për publikun lidhjen e tyre të dashurisë, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Tashmë, ata nuk fshihen më dhe herë pas here publikojnë poza e dedikime të ëmbla për njëri-tjetrin në Instagram.

Së fundmi, Alfio ka ndarë në Instastory foton e partneres, Fatmës, krah mamasë së tij.  Ato janë përqafuar me njëra-tjetrën teksa pozojnë të qeshura para kamerës, duke treguar se marrëdhëniet mes tyre janë mjaft të mira.

Share With:
Translate »
655 Views