Nxënësi i mbijetuar nga masakra në Teksas, rikthehet në shkollë me bluzën dedikuar shokëve që humbi

Hera e fundit që AJ Martinez ishte në shkollë ishte 24 maji, kur u qëllua në këmbë teksa fshihej nën çantën e shpinës, kur një person i armatosur vrau dy mësueset e tij dhe 19 shokët e klasës në Robb Elementary në Uvalde, Teksas.

Nxënësi i mbijetuar nga masakra në Teksas, rikthehet në

Ai e pa agresorin të hynte në klasë e dëgjoi kur i tha mësueses: ‘Natën e mirë’, përpara se të lëshonte një lumë të shtënash. AJ dëgjoi gjithashtu oficerët në korridore gjatë 77 minutave që u deshën nga koha kur i armatosuri hyri në shkollën e qytetit të vogël deri në momentin kur u vra.

AJ u largua nga shkolla atë ditë me gjakun e dikujt tjetër në fytyrë, me gjasë nga shtrirja në dysheme me të vdekurit dhe të plagosurit. Që atëherë, ai ka qenë i trishtuar, i zemëruar dhe i frikësuar. Dhe ai ka bërë shumë terapi fizike.

Por kur viti i ri shkollor nisi të martën e djeshme, AJ, tani 10 vjeç, u rikthye me një buzëqeshje në fytyrë.

“Kam fjetur mirë”, tha ai për CNN, teksa mbante veshur një bluzë ngjyrë gështenjë me fotot e mësueseve të tij të vrara, Eva Mireles dhe Irma Garcia, dhe 19 shokëve që humbën jetën. Mbi të shkruhej: “Mësuesit dhe shokët e mi të klasës, përgjithmonë”.

Robb Elementary është mbyllur dhe nxënësit e tij janë shpërndarë nëpër institucione të tjera dhe shkolla virtuale.

‘Jam nervoz sepse nuk jam mësuar me këtë shkollë,’ tha AJ teksa hynte në një shkollë tjetër të qytetit.

Nxënësi i mbijetuar nga masakra në Teksas, rikthehet në

Share With:
Translate »
115 Views