Nxënësit do të kenë të drejtë të marrin testet e korrigjuara, si ndryshon këtë vit Rregullorja e Maturës Shtetërore

Maturantët do të kenë të drejtë që në përfundim të provimeve të marrin testet e tyre të korrigjuara dhe të kërkojnë rivlerësim për të.

Ndryshimet e këtij viti në Maturën Shtetërore u bënë të ditura në një konferencë për shtyp ditën e sotme nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

“Në rregulloren e re të Maturës Shtetërore është shfuqizuar neni që nuk lejonte rivlerësimin e testit. Për shkak të kohës së kufizuar që ne si ministri kishim për të korrigjuar dhe nxjerrë testet në kohën e duhur ishte e pamundur. Por i kemi marrë të gjitha masat që të ketë komisione të veçanta në shkolla. Nxënësit do të kenë të drejtë që të marrin testin e korrigjuar dhe nëse do të ketë gabime do të ngrihet një komision për transparencë të plotë”, tha Kushi.

Share With:
Translate »
73 Views