Nxori bashkëshorten dhe fëmijën për të lypur, gjykata jep vendimin për 21-vjeçarin

Është dhënë masa “detyrim paraqitje” për 21-vjeçarin Emra Nuredini i cili u arrestua dy ditë më parë pasi nxori bashkëshorten me fëmijën e tyre 8-muajsh për të lypur. Ndërkohë në sallën e gjyqit 21-vjeçari është shprehur se e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën ishte që bashkëshortja e tij të lypte pasi nuk kishin me se të jetonin. “Zoti gjykatës, jam 21 vjeç dhe nuk kam shkollë. Nuk di as të lexoj dhe as të shkruaj, nusja lyp se nuk kemi me çfarë të jetojmë”, ka thënë ai. /Shekulli

Share With:
Translate »
921 Views