“O copë m*ti i shëndoshë”, kujdestarja vret beben pasi nuk i duronte dot të qarat

Një nënë birësuese që goditi për vdekje një foshnje një vjeçare pasi e ‘humbi’ për shkak të të qarave të tij, është shpallur sot fajtore për vrasje. Anëtarët e jurisë dënuan Laura Castle, 38 vjeç, për vrasjen e Leiland-James Corkill 13 muajsh – më pak se pesë muaj pasi zyrtarët e këshillit e kishin vënë atë nën kujdesin e saj.

I vogli vdiq në janar 2021, pasi pësoi lëndime në tru në shtëpinë e Laura dhe partnerit të saj Scott Castle në Barrow, Cumbria, Angli. Në gjykatë doli se Castle, që po përpiqej të adoptonte Leiland-James, kishte filluar ta tundte fort beben sepse ajo ‘donte që ai të ndalonte së qari’.

Castle më parë pranoi përgjegjësinë për vdekjen e foshnjes, por e mohoi vrasjen e tij. Megjithatë, anëtarëve të jurisë në Gjykatën e Preston Crown iu deshën vetëm dy orë e gjysmë të martën për ta dënuar atë për vrasjen e foshnjës. Ajo u dënua gjithashtu për mizori ndaj fëmijëve.

Share With:
Translate »
123 Views