Olimpia me biceps si të mami Serenës

Kjo vogëlushe 16 ditëshe sapo ka vjedhur zemrat tona me këtë foto. Olimpia, vajza e Alexis Ohanian dhe Serena William ka veshur një bluzë që shkruan ” e zgjuar dhe e fortë si mamaja ime”. Selena e ka postuar këtë foto me përshkrimin “biceps” referuar muskujve të saj të vegjël. Duket se Serena po i shijon shumë javët e para si mama me mrekullinë e saj.
Olimpia gjithashtu ka një faqe personale në instagram e cila ka arritur 17,000 ndjekës të cilët shtohen dita ditës .Mos u ndjeni keq nëse mendoni se nuk keni për t’i arritur kurrë kaq shumë ndjekës, në fund të fundit mamaja juaj nuk është një legjendë tenisi.

Share With:
Translate »
675 Views