Olta do e bëjë Amarin me një motër, por duhet të jetë patjetër kopja e saj

Vetëm një vit pas lindjes së Amarit, Olta Gixhari po mendon për një fëmijë të dytë. Në një intervistë ekskluzive për “Revista Who”, ku zbuloi më shumë për jetën e saj private, bashkëshortin, Amarin dhe Spanjën, aktorja tregoi se dëshiron ta bëjë djalin me një motër.

Olta shprehu dëshirën që vajza t’i ngjajë asaj duke qenë se për djalin i thonë se është komplet si babai i vetë.

“Patjetër, dua ta bëj me motër. Dua të bëj një Olta (qesh). I thoja partnerit përherë: Do Zoti djali të jetë kopja jote, që pastaj vajza të jetë si unë”. Aktorja tregon se bashkëshorti dëshiron që djali të bëhet futbollist ndërsa me vajzën do merret vetë ajo.

Share With:
Translate »
401 Views