Omicron po prek fëmijët, flasin mjekët “Mosha më e prekur nga 10 deri në 14 vjeç”

Infektimet me Delta dhe Omicron në moshat pediatrike duket se nuk kanë shkaktuar fluks vetëm në urgjencën e pediatrisë në QSUT, por edhe qendrat shëndetësore 24 orëshe në kryeqytet. Mjekja Blerta Berberi pohon se shumica e testeve që kryehen rezultojnë pozitivë.

Burim përhapjeje për virozat sipas mjekëve bëhen në shumë raste vetë prindërit të cilët çdo rast urgjence e adresojnë në QSUT, ndërkohë që mund të merret shërbim edhe në qendrat shëndetësore 24 orëshe, për të evituar pritjet e gjata.

Ndërsa sa i përket hospitalizimeve, aktualisht janë të shtruar 10 fëmijë në pediatrinë infektive, por me klinikë të lehtë. Sipas ministrisë se ëshëndetësisë grupmosha më e prekur është 10 deri në 14 vjec. Nga data 3 deri në 9 janar janë testuar 827 fëmijë 204, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë.

Share With:
Translate »
135 Views