Tërmeti 4.7 ballë tronditi veriun e vendit, plasariten muret e spitalit dhe disa pallate në Pukë

Mbrëmjen e kaluar veriu i vendit u trondit nga një tërmet i fortë me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter dhe epiqendra e ka qenë 12 km nga qyteti i Pukës. Spitali dhe disa pallate të këtij qyteti kanë pësuar plasaritje dhe dëmtime pasi lëkundjet kanë qenë të forta. Dëmtime nga lëkundjet sizmike raportohen edhe në oxhakët e pallateve, por nuk dihen ende dëmet që mund të jenë shkaktuar në banesa private në fshatrat e Pukës. Plasaritje dhe rënie suvaje ka edhe në spitalin e qytetit sipas bashkisë Pukë.

May be an image of 2 people, people standing and street

Njoftimi nga Bashkia Pukë:

Informacion paraprak

Pak minuta më parë Puka ka përjetuar një lekundje të fortë sizmike. Termeti që kishte epiqendren pranë Pukës, ka qenë i shkallës 4.7 ne thellësinë 2 km. Bashkia Puka po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkoh që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate. Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkoh janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve. Plasaritje dhe renje suvash ka dhe në spitalin e qytetit. Inkurajoim të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresen se nuk do kemi paslekundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129.

Faleminderit!

Tërmeti 4.7 ballë tronditi veriun e vendit, plasariten muret e spitalit dhe disa pallate në Pukë

Share With:
Translate »
29 Views